Ajaxi është duke fituar 0-2 në udhëtim te Valencia në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra holandeze kaloi në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë me një gol brilant nga Hakim Ziyech që shënoi nga distanca.
Golin e dytë për Ajaxin e realizoi Quincu Promes (34’) për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me dy gola epërsi.
Goli i marokenit i realizuar në fillimi të ndeshje po konsiderohet si më i miri deri më tani në garën më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/