Një gol i jashtëzakonshëm ka ardhur nga ndeshja RB Leipzing – Zenit, ku gjermanët korrën fitore.
Ndeshja u mbyll 2-1, por kryevepra e Marcel Sabitzer ishte ajo që e vendosi fatin e takimit.
Një gol shumë i bukur pasi ai e pranoi një top nga një harkim dhe me një goditje të fuqishme që mori një trajektore interesante e bëri thjesht të pamundur reagimin e portierit.
Padyshim që ky mund të quhet një nga golat më të bukur të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Goli në fjalë i Sabitzer i ka çmendur edhe komentatorët e televizioneve gjatë punës, kur ishin në komentim të kësaj përballje.
Salzburg ka gjashtë pikë dhe është lider në Grupin G. /Telegrafi/