Telegrafi

Ky gol ia vlen të shikohet disa herë, komentatori: A është Lionel Messi? (Video)

Jonathan Urretaviscaya shënoi një supergol për Pachucan, e cila mposhti Chivas de Guadalajara me rezultat 2-1.

Ky gol erdhi në tri minutat e mbetura të lojës dhe pas një vrapimi të më shumë se 70 metrave.

Komentatori nuk u beson syve, habia e tij ishte aq e madhe, sa pyet mos po shikonte Lionel Messin.

Urretaviscaya u dallua në këtë ndeshje të kampionatit meksikan të futbollit, edhe pse të tijtë luajtën si mysafirë në javën e 14-të të “Apertura 2016”. /Telegrafi/