Jonathan Urretaviscaya shënoi një supergol për Pachucan, e cila mposhti Chivas de Guadalajara me rezultat 2-1.
Ky gol erdhi në tri minutat e mbetura të lojës dhe pas një vrapimi të më shumë se 70 metrave.
Komentatori nuk u beson syve, habia e tij ishte aq e madhe, sa pyet mos po shikonte Lionel Messin.
Urretaviscaya u dallua në këtë ndeshje të kampionatit meksikan të futbollit, edhe pse të tijtë luajtën si mysafirë në javën e 14-të të “Apertura 2016”. /Telegrafi/