Telegrafi

Ky gol i Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit ishte i jashtëzakonshëm

Futbollisti turk Hakan Calhanoglu ka shënuar një gol të mrekullueshëm për Interin në ndeshjen e xhiros së 16-të të Serie A italiane kundër Romës, pasi goditi direkt nga këndi.

Situata u zhvillua në minutën e 15-të të ndeshjes, pasi Calhanoglu e gjuajti topin shkëlqyeshëm nga këndi, dhe meqë nuk preku askush gjatë rrugës për në portë, ai shkoi nën këmbët e, Rui Patricios.

Kështu Interi e hapi shkëlqyeshëm ndeshjen ndaj Romës dhe kaloi në epërsi, ndërsa ky është goli i pestë i Calhanoglu këtë sezon.

 

Përveç kësaj, ai regjistroi tre asistime.

Interi pastaj shënoi edhe dy herë të tjera me Edin Dzeko dhe Denzel Dumfries për ta mbyllur pjesën e parë 3-0.

Nëse Interi shënon fitore ndaj Romës sot, do t’i afrohet një pikë Milanit./Telegrafi/