Shumë mund të mos e dinë, por mesfushori i Italisë, Antonio Candreva është me prejardhje shqiptare.
Ai është nipi i poetit nga Kozenca, Carmello Candreva i njohur për veprën e tij “Shpirti i shqiptarit rron”, që përmbushet fort mirë nga titullari i Italisë.
Candreva që tani luan për Lazio, karrierën e ka filluar tek Ternana, ndërsa si majë e karrierës llogaritet koha e tij tek Juventus.
Tek Italia ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat me radhë, duke u kthyer në një lojtar me rëndësi për azurrët sot.