Kompania Lexani Motorcars, ka prezantuar furgonin që i reziston rafalëve të plumbave dhe që posedon tualet të lartë në ar.
Lexani Motorcars është një kompani nga Kalifornia, kurse furgoni i tyre “Ambasador” është një Mercedes i modifikuar i tipit “Sprinter”, transmeton Telegrafi.
Përveç tualetit të larë në ar, në këtë furgon janë të vendosura karriget e prodhuara nga lëkura e vërtetë që i kanë dizajnuar disenjatorët e famshëm italian, por aty nuk mungojnë as salla për video konferenca, kuzhina, aparati i kafesë dhe dyshemeja e punuar nga mermeri.
Dyert e kësaj veture i rezistojnë rafalëve të plumbave, kurse e gjithë karroceria e furgonit mund t’i bëjë ballë shpërthimit të një granate. /Telegrafi/