Telegrafi

Ky filtër i TikTok-ut synon të tregojë se si macet e shohin botën

Një filtër i ri TikTok Cat Vision thuhet se ndihmon pronarët e maceve të shohin botën përmes syve të miqve të tyre me gëzof.

Të paktën kështu pretendon kompania globale “TrustedHousesitters”, e cila krijoi filtrin.

Filtri tashmë është bërë një sensacion viral dhe është përdorur në më shumë se 35 mijë video të publikuara në platformën sociale.

Shumë pronarë macesh janë të kënaqur dhe thonë se tani më në fund e kuptojnë se si kafshët shtëpiake e shohin mjedisin e tyre. /Telegrafi/

@khia.jainay Id chase tf outta that too…😱 #cat #catsoftiktok #catvision #fypシ #trending #viral ♬ original sound – e&b