Telegrafi

Ky fëmijë ka një metodë interesante për t’i ikur nënës nga shtrati (Video)

Fëmijët shpesh urrejnë të shkojnë në shtrat, për faktin se dëshirojnë të kalojnë sa më shumë kohë me lodrat dhe prindërit e tyre dhe shpesh të jenë në qendër të vëmendjes.

Këtë gjë më së miri e dëshmon një video interesante, në të cilën shfaqet një fëmijë i vogël i cili në momentin që dëgjon zërin e nënës e cila i thotë se ka ardhur koha të fle, ai reagon menjëherë duke zbritur në tokë dhe në një mënyrë interesante zbret shkallëve të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Kjo tregon më së miri, se si nënat në shumicën e rasteve ballafaqohen me raste nga më të ndryshmet kur janë në pyetje fëmijët. Por kjo video brenda pak minutave ka bërë gjiron e botës, dhe po cilësohet si një prej videoja më të ëmbla. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TRb-txSGUs0