Figura e dy të rinjve që kanë hipur mbi një panterë përfaqësojnë zbulimin më të madh në fushën e artit, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se ato janë vepra të artistit të famshëm Michelangelos, përkatësisht të vetmet që kanë "mbijetuar" deri më sot, pohojnë nga muzeu britanik, “The Fitzwilliam”.
Këto statuja janë me lartësi prej rreth 91 centimetrash. Artisti i famshëm i rilindjes lindi më 6 mars të vitit 1475 në qytetin e vogël të Caprese.
Vlen të theksohet se Michelangelo ishte piktor, skulptor, arkitekt dhe poet. /Telegrafi/