Telegrafi

Ky është versioni fantastik me klarinet i “Erdelezit” nga klarinetisti i njohur Sei (Video)

Klarinetisti Sead Muqa, i njohur me emrin artistik Sei së fundmi ka prezantuar para publikut projektin e tij më të ri muzikor, instrumentalin me klarinet të këngës së famshme “Erdelezit”

Ky instrumental është pjesë e albumit të tij të fundit “AIR”, për orkestrimin është kujdesur Artan Rexhepi, tingujt e kitarës nga Ardit Stafaj, e ndërsa back vokalet nga Mjellma Berisha.

Videoklipi është mjaft interesant, i xhiruar në disa lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, punuar nga nga Arti Entertainment.

Ndërkohë që ai ka bërë të ditur se pas dy jave do të shënojë edhe 26 vjetorin e karrierës, e cila ndër vite ka qenë shumë e suksesshme, dhe e ka shndërruar në një prej klarinetistëve më të suksesshëm në Kosovë. /Telegrafi/