Telegrafi

Ky është versioni më i famshëm i sistemit operativ Android?

Google shfaqi shifrat më të reja të shpërndarjes së platformës Android dhe ato tregojnë se Nougat është në 9.5%, me 0.6% të të gjitha pajisjeve Android që operojnë në 7.1 apo versionin e fundit.

Varianti më popullor është Android 6.0 Marshmallow me 31.2%, ndërsa Lollipop bën 30.8%.

Numri 9.5% është duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të pajisjeve që performojnë në Nougat. Përqindja ishte 7.1% në fillim të majit dhe nën 5% dy muaj më parë. Është e mundshme që Android OS 7.x nuk do të kalojë dy variantet më popullore para se Android O të jetë tashmë në dispozicion.

Një tjetër informacion interesant është pjesa e 0.8% për Gingerbread dhe Ice Cream Sandwich, të cilët refuzojnë të shuhen. Kur kombinohen me Jelly Bean dhe Kitkat, të gjitha sistemet para 2014 mbërrijnë deri në 30%.