Site icon Telegrafi

Ky është veprimi i ardhshëm i Serbisë pas pranimit të Kosovës në UEFA

Pranimin historik të Kosovës në UEFA Serbia assesi të përpijë. Cmenduria serbe e ka arritur kulmin, duke paralajmëruar kështu ankesë në Gjykatën Sportive në Lozanë (CAS).

Në një konferencë të përbashkët për media këtë e kanë paralajmëruar drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq dhe ministri i Sportit, Vanja Udoviçiq.

“Shteti do t’i ndihmojë federatës sportive, në mënyrë që ky vendim mos të kalojë lehtë dhe ashtu siç e kanë paramenduar separatistët”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Udoviçiq dhe Gjuriq kanë vlerësuar se me vendimin e Kongresit të UEFA-s është shkelur e drejta, është hedhur nën këmbë Statuti i UEFA-s, kurse sporti është vënë në funksion të politikës.

Sipas tij, ky vendim mund të shërbëjë si pretekst për ndarje të reja në shtëpinë e futbollit evropian, që të hap shumë çështje tjera, ku sipas Gjuriqit tashmë ekzistojnë federata të territoreve tjera që aspirojnë të jenë pjesë e UEFA-s.

“Kjo e hap kutinë e Pandorës”, ka thënë Gjuriq, duke theksuar se Serbia në anën e saj i ka 24 shtete që kanë kundërshtuar pranimin e drejtpërdrejt të Kosovës në UEFA dhe dy që ishin të përmbajtura.

Gjuriq ka theksuar se fakti që 11 shtete që e kanë njohur Kosovën kanë votuar kundër vendimit të UEFA-s, flet për vetëdijen e lartë të sportistëve dhe federatave sportive.

Tutje ai ka thënë se klubet serbe nga Kosova do t’i vazhdojnë garat në kuadër të Federatës serbe të futbollit, dhe ka paralajmëruar se shteti do të vazhdojë t’i ndihmojë ata.

Exit mobile version