Përmes një kumtese, fabrika ”Lear” në Tetovë, punëtorët e së cilës janë helmuar nga ushqimi, bën të ditur se do të jetë e mbyllur deri në sqarimin e rastit të helmimit të punëtorëve të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, asgjë nuk është më i rëndësishëm se sa shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve, duke shtuar se kanë kushte të mira për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve dhe se me vëmendje i përcjellin instrukcionet e institucioneve lokale shëndetësore për të hetuar këtë, siç thonë, incident të izoluar.
Fabrima bën të ditur se 190 punëtorë janë lëshuar nga spitali, kurse pritet që të lëshohen edhe të mbeturit tjerë që trajtohen në spital.
Nga ana tjetër, drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ka deklaruar se është formuar një trup koordinues nga të gjithë shtëpitë e shëndetit në qytet, për të filluar procedurat për vërtetimin e shkaqeve që sollën deri te helmimi i punëtorëve të ”Lear”.
Hetime në fabrikë kanë kryer edhe Prokuroria themelore e Tetovës, SPB e Tetovës dhe inspekcionet përgjegjëse./Telegrafi/