Një baba nga Florida e Shteteve të Bashkuara, i ka lënë dy fëmijët e tij vetëm, por është befasuar se çfarë ka ndodhur në atë kohë të shkurtër.
Kur është kthyer Paul Schettini, e ka gjetur dhomën e vajzave të mbuluar nga ngjyra, prej dyshemesë deri në tavan, transmeton Telegrafi.
Me shumë gjakftohtësi dhe i qetë, ai e ka filmuar ambientin ku shihen mbetjet e ngjyrës në të gjitha orenditë.
Rrobat, tapeti, dollapët, shtrati dhe muret, të gjitha gjësendet janë zhytur, nga loja që kanë bërë fëmijët që nuk ishin të mbikëqyrur për disa minuta. /Telegrafi/