Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa një filxhan kafe, madje ka prej atyre që nuk mund ta imagjinojnë jetën pa të.
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të pjekura të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje që rrjedhin nga druri i kafesë. Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar në krahinën Kaffa nga edhe e ka marrë emrin, nga malësorët e Etiopisë.
Kafeja është një nga tri pijet më të njohura në botë dhe një nga mallrat më fitimprurëse ndërkombëtare. Pasi që është një ndër produktet më të kërkuara falë efektit të saj gjallërues ka edhe shumë brende të saj, por a keni dëgjuar për brendin e njohur Starbucks.
Pak nga historia e STARBUCKS…!
Starbucks është kompani amerikane me seli në Seattle, Washington dhe njihet si zingjiri më i madh i kafeneve në botë. Kjo kompani është themeluar nga Jerry Baldwin, Gordon Bowker dhe Zev Siegl, duke hapur dyqanin e tij të parë në vitin 1971 pranë tregut historik të Pike Place në Seattle. Tre themeluesit e Starbucks kishin dy gjëra të përbashkëta: të gjithë vinin nga akademia dhe të gjithë e donin kafen dhe çajin.
Ata investuan dhe huazuan disa para për të hapur dyqanin e parë në Seattle dhe e quajtën “Starbucks” me emrin e shokut të parë në romanin klasik të Herman Melville.
Me ardhjen e pranverës, në ditët me diell një pije freskuese është e domosdoshme dhe për këtë Starbucks është një nga emrat që na vjen ndërmend për një zgjedhje të përkryer të kafes së ftohtë.
E për tu freskuar me një shije mahnitëse siç janë kafet e ftohta Starbucks mund ta vizitoni dyqanin tuaj më të afërt Super Viva dhe aty mund të gjeni kafen tuaj të preferuar.