Në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezulton se Nigeria është vendi më i ndotur në botë.
Mbeturinat, smogu dhe uji i ndotur janë aq të zakonshme në këtë vend, sa shumica e popullsisë është e prekur nga ky fenomen tanimë.
Në Nigeri janë katër qytetet më të ndotura në botë, ku në vendin e parë është Onitsha.
Qyteti në jug të vendit është 30 herë më i ndotur se norma mesatare. Sipas raporteve, 94 për qind e popullsisë është e ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ajrit që tejkalojnë udhëzimet e OBSH, transmeton KosovaPress.