Site icon Telegrafi

Ky është vendi ku njerëzit ende jetojnë në shpella (Foto)

Sassi di Matera në Itali, është një nga vendbanimet më të hershme të njeriut ai daton që nga Epoka e Gurit, që ende është i banuar. Qyteti gjendet në jug të Italisë dhe është mjaft i frekuentuar nga turistët. Gjithashtu është mjaft i veçantë dhe është i vjetër nëntë mijë vjeçar.

Siç shihet edhe nga fotot, qyteti është i gdhendur në shkëmbinj dhe njerëzit këtu jetojnë nëpër shpella.

Në pamje të parë, Sassi duket si një grumbull i kasolleve prej guri, të cilat krijojnë një mesazh mahnitës, por pas banesave piktoreske fshihen histori mijëra vjeçare. Sassi di Matera mbrohet nga UNESCO.

Exit mobile version