Telegrafi

Ky është vendi më i ftohtë në botë me temperatura deri në -91 gradë Celsius (Foto)

Vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, është fshati i vogël rus Oymyakon ku temperaturat ulen madje deri nën minus 91 gradë Celsius.

Temperaturat mesatare të dimrit sillen rreth – 58 gradë dhe vetëm rreth 500 njerëz kanë guximin që të banojnë në këtë fshat.

Fotografi Amos Chapple nga Zelanda e Re, ka qëndruar rreth dy ditë në fshatin rus për të parë sa e vështirë mund të jetë jetesa në këtë fshat, transmeton Klan Kosova.

“Unë kisha veshur pantallona të hollë kur mbërrita në fshat dhe kisha shumë ftohtë. Më kujtohet ndjenja se si i ftohti më depërtoi në këmbët e mia dhe mu duk sikur edhe pështyma ime do të ngrijë”, tha ai.