Telegrafi

Ky është USHTRIMI më i RREZIKSHËM i shpatullave për meshkujt (Video)

Nëse jeni admirues i palestrës, padyshim se shumë trajnerë iu kanë thënë të shmangni këtë ushtrim nëse nuk dëshironi t’i shkatërroni shpatullat.

Por, në realiteti ekziston një mënyrë e duhur për ta performuar këtë ushtrim – të paktën kështu thotë trajneri i Men’s Health Fitness, BJ Gaddour, transmeton Telegrafi.

Dhe, nëse e bëni në mënyrën e duhur – siç demonstron Gaddour në videon e mëposhtme – është ndër ushtrimet më të mira për zhvillimin e shpatullave.

Dallimi kryesor qëndron tek ajo se sa lart i ngrini peshat. Shumica e meshkujve i ngritin ato në nivel me mjekrën – por kur e bëni këtë, ju vetëm sa e vendosni veten në rrezik për dëmtimin e shpatullave.

Prandaj, Gaddour rekomandon t’i ngrini peshat në nivel me gjoksin. Pjesa e epërme e duarve duhet të jetë në një linjë me gjokset – aspak më lart.

Gjithashtu, përdorni pesha më të lehta dhe bëni 3 deri në 5 sete me 10 deri në 15 seri. Pushoni një minutë ndërmjet seteve. /Telegrafi/