Reperi i Babastars, Cozman, është shumë i lidhur me vëllain e tij.
Ylli i Babastars ka një relacion të ngushtë me vëllain e tij, Ymerin, i cili gjithmonë i gjendet atij pranë.
Dhe në ditëlindjen e vëllait, Cozman me një mesazh emocional ka uruar atë.
“Jam i bekuar që kam një vëlla si ty. Urime ditëlindjen familje”, u shpreh Cozy në rrjetin social Instagram.
Ymeri ishte pranë Cozmanit edhe në përleshjen që ky i fundit pati me Noizyn në Prishtinë. Reperi nga Shqipëria u plagos bashkë me mikun e tij Varrosin në incidentin që tronditi skenën e shoubizit. /Telegrafi/