Jess Baily, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni ka uruar formimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke premtuar partneritet për zbatimin e reformave në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Uroj Qeverinë e re dhe kryeministrin Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. SHBA-të do të jenë mik dhe partner i vendit. Do të punojmë bashkë për reformat që e afrojnë vendin me BE-në dhe NATO-n. Gjithashtu, prioritet do të jetë edhe sundimi i shtetit ligjor.” ka shkruar në Twitter Baily.
Kujtojmë se SHBA-të kishin rol kyç në largimin e krizës politike në vend. /Telegrafi/
As friend & partner, we look forward to working w/new govt on reforms to advance NATO/EU membership, including on rule of law.
— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) May 31, 2017