Telegrafi

“Ky është Unitedi”, reagimi i Ronaldos pas golit dhe fitores ndaj Atalantas

Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur që shënoi golin e fitores për Manchester Unitedin në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj italianëve në një ndeshje brilante, e cila u mbyll me epërsi 0-2 në pjesën e parë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcus Rashford (53’), Harry Maguire (75’) dhe Ronaldo (81’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Mario Pasalic (15’) dhe Merih Demiral (29’).

Lexo po ashtu Man Utd fiton me rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Atalantas, goli i Ronaldos vendos ndeshjen

Megjithatë, lajmi i gjithi është për Ronaldon, i cili me 36 vite në supe arriti të jetë përsëri hero i klubit nga Old Trafford duke shënuar golin e fitores.

Sulmuesi portugez shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhuruar fitoren ekipit të tij, pas një fitore po ashtu të vuajtur në ndeshjen e kaluar ndaj Villarrealit.

Pas golit dhe fitores, CR7 ka ardhur me një reagim të shkurt në rrjetet sociale, ku gëzimi nuk mund të fshihet.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Manchester United 3-2 Atalanta: Vlerësimi për Ronaldon dhe të tjerët

“Ky është Unitedi”, është postimi i shkurt i Ronaldos në profilin privat në Facebook.

Përveç postimit, ylli portugez ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi nga festa e golit të fitores. /Telegrafi/