Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur që shënoi golin e fitores për Manchester Unitedin në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.
Djajtë e Kuq fituan me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj italianëve në një ndeshje brilante, e cila u mbyll me epërsi 0-2 në pjesën e parë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcus Rashford (53’), Harry Maguire (75’) dhe Ronaldo (81’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Mario Pasalic (15’) dhe Merih Demiral (29’).
Megjithatë, lajmi i gjithi është për Ronaldon, i cili me 36 vite në supe arriti të jetë përsëri hero i klubit nga Old Trafford duke shënuar golin e fitores.
Sulmuesi portugez shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhuruar fitoren ekipit të tij, pas një fitore po ashtu të vuajtur në ndeshjen e kaluar ndaj Villarrealit.
Pas golit dhe fitores, CR7 ka ardhur me një reagim të shkurt në rrjetet sociale, ku gëzimi nuk mund të fshihet.
“Ky është Unitedi”, është postimi i shkurt i Ronaldos në profilin privat në Facebook.
Përveç postimit, ylli portugez ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi nga festa e golit të fitores. /Telegrafi/