Qenë paralajmëruar të gjithë. Pak ditë pas vrasjes së Boris Nemtsovit, të ndodhur në Moskë me 27 shkurt, Aleksandr Zaldostanov kishte deklaruar: “Vetëm frika e vdekjes mund ta ndalojë opozitën ruse”.
Por kush është ky personazh shqetësues, i pranishëm gjithandej në televizionin rus?
Është një motoçiklist 52 vjeçar, fans i filmit Mad Max dhe i Patriarkut të Moskës.
Putini e quan “vëlla” dhe e ka bërë një prej simboleve të kthesës nacionaliste të tij, përveçse kreun e një lloj garde pretoriane.
Zaldostanov, një gjigant me flokët e mbledhur bisht, mbiquhet “Kirurgu” prej studimeve të tij në Mjekësi, dhe drejton klubin më të madh të motoçiklistëve të vendit, që përfshin mijëra të regjistruar.
Janë Hell’s Angels në version pansllav. Ky kryqtar i besimit fetar ortodoks, të cilit i është ndaluar hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara si pasojë e inkursioneve të tij në Krime, beson se ka një mision hyjnor. /Bota.al/