Personi që e shihni në këtë fotografi, duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar, gjendet në tarracën Shtëpisë së Bardhë, ndërtesë ku qëndron edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë.
“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan”, ka shkruar fillimisht prokurori.
Ai më tutje ka treguar se djaloshi ka qenë truprojë i disa presidentëve të SHBA-së.
“Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, ka shkruar Junçaj në Facebook. /Telegrafi/