Gjithçka është gati për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Lojtari i Vitit”.
Këtë çmim e ndanë Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) pas shkëputjes së marrëveshjes me gazetën franceze France Football.
FIFA tashmë ka publikuar një fotografi se si duket trofeu që do t’i jepet futbollistit më të mirë të vitit 2016, transmeton Telegrafi.
Favoritë për të fituar këtë trofe është portugezi Cristano Ronaldo, i cili fitoi edhe ‘Balon d’Or’ e ndarë prej gazetës së lartpërmendur.
Kujtojmë se ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 9 janar (e hënë). /Telegrafi/