Site icon Telegrafi

Ky është trendi i fundit i modës që po pushton rrjetet sociale (Foto)

Nëse ju pëlqejnë xhinset e grisura, atëherë do të befasoheni kur ta kuptoni se kjo grisje ka kaluar në pjesën e pasme të trupit, menjëherë poshtë zonës së vitheve.

Ky trend ka filluar të bëhet edhe më i famshëm qysh kur Kylie Jenner kishte postuar një fotografi në  llogarinë e saj të Instagramit me një palë xhinse të tilla, transmeton Telegrafi.

Xhinset e tilla tani mund t’i blini në internet, ose edhe mund t’i bëni vet duke i grisur te rrobaqepësi.

Vlen të ceket se disa njerëz nuk janë admirues të këtij trendi, të cilin po e cilësojnë si të pa shije dhe të pa moralshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version