Elektrifikimi dhe ngasja autonome kanë arritur gjithashtu në fushën e makinerive bujqësore.
Nëse keni menduar se kositëset e lëndinës janë maksimumi që mund të arrijë energjia elektrike për sa i përket automjeteve të punës, keni gabuar. Nga Kalifornia, më saktësisht qyteti i Livermore, vjen aktualisht traktori më i përparuar në botë, transmeton Telegrafi.
Emri i tij është Monarch, dhe përveç një dizajni tërheqës me ndriçim LED, ai sjell shumë më tepër. Ky është një traktor elektrik dhe autonom, pra “traktori më i zgjuar në botë”, siç e quajnë ata në selinë e kompanisë.
Në veçanti, drejtimi elektrik sjell përfitime të konsiderueshme. Së pari, nuk ka më ndotje nga grimcat e emetuara me gazrat e shkarkimit.
Një fushë tjetër në të cilën përdoret shtytja elektrike është kursimi. Nën kushtet amerikane, ky traktor kursen rreth 45 dollarë në ditë në karburant.
Vlen të përmendet se motori ka një motor elektrik prej 40 kuaj fuqi në funksion të vazhdueshëm, ose deri në 70 kuaj fuqi në ngarkesë afatshkurtër. Të dhënat e momentit rrotullues nuk dihen, por kompania thotë se vlerat janë dy herë më të larta se në një traktor të drejtuar në mënyrë klasike.
Prodhuesi thotë se Monarch është krijuar për të punuar për 20 vjet. Çmimi bazë është 50,000 dollarë. /Telegrafi/