Telegrafi

Ky është televizori i parë me valë

Krijuesi i saj është kompania LG, dhe emri i plotë i kësaj pajisjeje është LG OLED evo m4. Ky televizor mund të transmetojë video dhe audio me valë në 4K me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.

Ky televizor funksionon me ndihmën e “Zero Connect Box”, kuti që dërgon sinjale në ekran pa asnjë kabllo.

Kjo do të thotë që nuk kufizoheni nga prizat kur zgjidhni se ku ta vendosni pajisjen në shtëpinë tuaj dhe nuk do të duhet të merreni as me fshehjen e kabllove.

Televizori mundësohet nga procesori i ri Alpha 11 AI, i krijuar ekskluzivisht për televizorët OLED LG.

Inteligjencës artificiale (AI) i është dhënë një vend i rëndësishëm në këtë televizor për sa i përket kontrollit të zërit dhe ndriçimit, dhe sistemi i zërit zbulon strukturën e dhomës dhe pozicionin tuaj, kështu që zëri përshtatet me ato kushte.

AI gjithashtu reagon ndaj ndriçimit në dhomë, kështu që rregullon automatikisht imazhin në mënyrë që të jetë gjithmonë i qartë dhe i mprehtë. /Telegrafi/