Site icon Telegrafi

Ky është teksti i betimit të ushtarëve të Kosovës

Në projektligjin e ri të inicuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilin pritet ndryshimi i misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), parashihet edhe pjesë e betimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Më poshtë mund ta lexoni betimin:

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës,
se do t’i bindem urdhërave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nderë dhe dinjitet.
Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!”. /Telegrafi/

Exit mobile version