Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.
Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.
Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.
Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.
Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.
Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.
“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President. /Telegrafi/