Najim Laachraoui, njeri i cili ka bërë bomba artizanale për organizatën terroriste ISIS, besohet të jetë njeriu përgjegjës për sulmet e 13 nëntorit në Paris dhe shpërthimet e së martës në Bruksel.
Falë ADN-së, është zbuluar edhe identiteti i sulmuesit të dytë vetëvrasës në aeroportin Zaventem, transmeton Telegrafi.
Sipas Washington Post dhe Fox News, Laachraoui ishte personi i dytë i dyshuar në sulmet vetëvrasëse që ndodhën gjatë të martën në aeroport.
Laachraoui 24-vjeç i lindur në Marok, ndërsa i rritur në lagjen Schaerbeek të Brukselit, besohet se kishte udhëtuar në Siri në vitin 2013. /Telegrafi/