Telegrafi

Ky është studenti më kursimtar në botë (Foto)

Christopher Cerk, një i ri 21-vjeçar, student në Universitetin e Michiganit, tha se të jetuarit afër universitetit të tij nuk i përshtatej dhe ishte një shpenzim i kotë i parave.

Në vend se të paguante nga pothuajse 10 mijë dollarë në vit për qira për një dhomë që ai nuk e donte, zotëria i shkencave kompjuterike mori gjërat në duart e veta.

Clerk shpenzoi 13 mijë dollarë për blerjen e materialeve të nevojshme për të ndërtuar shtëpinë e tij e cila ka një hapësirë shumë të vogël, transmeton arbresh.info.

Shtëpia e cila i mori më shumë se një vit për tu ndërtuar, raporton Ann Arbor News, ka ndër të tjera një tualet dhe panelet diellore për prodhimin e energjisë elektrike.

Ai vlerëson se furnizimi i këtillë me energji elektrike do të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur telefonin e tij celular dhe llaptopin të ndezur e po ashtu edhe për të shfrytëzuar sobën elektrike.

Ai tha se nuk kishte pasur më parë aftësi për të bërë gjëra të tilla dhe se gjithçka e kishte mësuar përmes një mësimi që kishte marrë nga YouTube.

Sipas Clerk, ai do të kishte shpenzuar 19 mijë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme po të vazhdonte të qëndronte në kampusin pranë Universitetit të tij dhe se me ndërtimin e kësaj shtëpie ai do të kursejë rreth 6 mijë dollarë dhe do ta ketë përsëri në dispozicion shtëpinë për ta vendosur në ndonjë lokacion tjetër.