Edhe një shqiptar arrin në majat e ligës më të fortë të basketbollit, NBA.
Në fakt, bëhet fjalë për menaxher dhe vëzhgimin e basketbollistëve anembanë botës.
Luan Kadriu, është shqiptari i parë në histori që është pajisur me licencën e menaxherit dhe skautit të NBA-së, transmeton Telegrafi.
Ai njëkohësisht është edhe menaxher i futbollistëve dhe karrierën e zhvillon në SHBA.
Kujtojmë se ditë më parë, Kenan Spahiu është draftuar në ligën më të fortë të basketbollit dhe pritet t’i bashkohet ndonjë skuadre të NBA. /Telegrafi/