Nëse keni menduar se shqiptarët mungojnë në ceremoni të rëndësishme botërore, atëherë jeni plotësisht gabim.
Telegrafi ka siguruar informata ekskluzive të shqiptarit të vetëm të ftuar në mbrëmjen gala të festivalit të njohur të Kanës që po mbahet në Francë.
Faton Berisha është shqiptari i cili thotë se ishte i vetmi i ftuar në festivalin e Kanës nga të gjithë shqiptarët e pranishëm.
Ai ka dërguar ftesën që ka marrë për këtë festival të filmit një prej më të presitgjiozëve në botë.
Megjithatë, këtu nuk ndalen pohimet e tij.
Berisha thotë se është ai njeriu që ka futur në festivalin e filmit yjt seksi shqiptare.
“Nuk ka kuptim t’i përmendi emrat. Kam futur shqiptarët tjerë brenda në festivalin e Kanës”, thotë Berisha, shkruan Telegrafi.
Telegrafi mëson se në këtë ceremoni të pranishme ishin Aurela Hoxha, Angela Martini dhe Bleona Qereti, me të cilat ai madje edhe është fotografuar. /Telegrafi/