Benet Adilji i cili jeton me familjen e ti në Gjermani, ka mbetur i plagosur në sulmin që ndodhi në Munih të Gjermanisë.
Beneti është 14-vjeçar, me origjinë nga Konçuli i Bujanocit. Ai është plagosur rëndë, në fyt dhe bubrekë. Familjarët e kontaktuar nga BujanociNet kanë thënë se ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni.
Beneti gjatë sulmit ndodhej në qendrën tregtare.