Telegrafi

Ky është shqiptari “i parë” i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit

Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump.

Në ftesën e senatorit republikan thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë (SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike”, thuhet në ftesë.