Telegrafi

Ky është shqiptari më i kërkuar në Slloveni

Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale që merret me trafikun e drogës, trafikun e armëve dhe kontrabandën e emigrantëve.

Shqiptari i kërkuar është Shqipron Hoxhaj 27 vjeç, i cili është i dyshuari kryesor i policisë sllovene i akuzuar për disa vepra penale.

Dje policia organizoi një aksion të madh në Ljubjanë dhe zona të tjera përreth, ku u arrestuan disa vetë, ndërsa 27-vjeçari shqiptar mundi që të arratisej.