Site icon Telegrafi

Ky është shqiptari i vetëm i punësuar në Graçanicë (Foto)

Zyrtarët e PDK-së në Graçanicë janë shprehur të zhgënjyer me udhëheqjen e kësaj komune. Përfaqësuesi i kësaj partie opozitare, Arton Smajli, thotë se as Vladeta Kostiq nuk ndryshon shumë nga ish-kryetarët e mëhershëm të kësaj komune.

Duke analizuar punën e kreut të Graçanicës për vitin që e lamë pas, ai thotë se komuniteti shqiptar është më i diskriminuari në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

“Jam shumë i zhgënjyer edhe me Kostiqin sikurse edhe me të tjerët që ishin para tij. Kam pasur një bindje se kryetari aktual do ta merrte më me seriozitet zgjidhjen e problemeve të qytetarëve shqiptarë, po them problemeve të shqiptarëve, sepse jam i bindur se qytetarët shqiptarë të kësaj komune janë qytetarët ma të diskriminuarit në këtë komunë”, ka thënë Arton Smajli.

I vetmi i punësuar në Komunë e Gracanicës është Leutrim Ajeti, në pozitën e zyrtarit për komunitete. /Telegrafi/

Exit mobile version