Telegrafi

Ky është shpallur “hoteli më i mirë në botë” – kuptojeni pse! (Foto)

Një vend luksoz dhe i izoluar në Indonezi është vlerësuar si “hoteli më i mirë në botë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave të huaja, ky hotel, këtë çmim e ka fituar për të dytin vit radhazi.

Siç thuhet më tej, vlerësimi është bërë nga lexuesit e “Travel + Leisure”.

Bëhet fjalë për hotelin Nihi Sumba i cili thuhet se ky hotel, ndër tjerash ka 33 vila të vendosura mes xhunglës, me një pamje të mrekullueshme të detit.

Dhe kur bëhet fjalë për çmimin, bëhet e ditur se për të kaluar një natë në të, duhet të paguani hiq më pak se 1000 dollarë. /Telegrafi/