Telegrafi

Ky është shok, Barca pranon golin e dytë (Video)

Valencia e ka realizuar edhe golin e dytë në Camp Nou.

E gjitha erdhi falë Daniel Parejos, i cili gjeti hapësirë ndërmjet mbrojtësve dhe asistoi te Santiago Mina.

Spanjolli 20-vjeçar e pranoi topin në zonë dhe e dërgoi në rrjet (45’+1).

Në këtë mënyrë, skuadra në të cilën luan Shkodran Mustafi, shkoi në pushim me epërsi të dyfishtë. /Telegrafi/