Ajo vërtet ka një trup të mrekullueshëm, por gjithashtu di edhe si ta nxjerrë atë më shumë në pah.
Fustanet femërorë në linja klasike janë disa nga elementet themelore në stilin e Jennifer Lopez.
Nëse ndalemi të analizojmë vetëm veshjet e muajve të fundit që ajo ka zgjedhur, dalim në një përfundim: veshjet njëngjyrëshe e tregojnë siluetë më të bukur dhe më elegante.
Zakonisht preferon veshjet në ngjyra neutrale, në hijet e tokës ose pastel. Këtë zgjedhje nuk e bën vetëm për fustanet, por edhe për këpucët me takë të lartë.
Kur nuk zgjedh të njëjtën ngjyrë me fustanin, preferon për këpucët ngjyrën nude, të cilat janë sekreti nr 1 për këmbë elegante dhe zgjedhja e shumë prej femrave të showbiz-it.