Site icon Telegrafi

Ky është i riu që u vra në Bresalc (Foto)

Pas të shtënave me armë zjarri nga një 26 vjeçar, në orët e vona të së shtunës, në Bresalc ka mbetur i vrarë Fatlind Arifi, 22 vjeçar, nga komuna e Gjilanit.

Mësohet se 22 vjeçari i vrarë tek vendi ”Lapidari” i fshatit Bresalc, është Fatlind Arifi, i lindur në vitin 1996.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, konfirmoi më parë se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit, si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma me të cilën dhe kreu vrasjen.


Fatlind Arifi

I involvuar në këtë rast është dhe vëllai i të dyshuarit kryesor L.U, SH.U, i cili po i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij gjatë kërkimeve.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për vrasjen e të riut në Bresalc

Policia e Kosovës bën me dije se të dyshuarve kryesor u ka konfiskuar edhe një veturë të tipit Mercedes, ndërsa dhe ka intervistuar një numër të shumtë dëshmitarësh të cilët ishin prezent kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë e vrasjes së 22 vjeçarit, njofton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Bresalc

Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë bërë të ditura nga ana e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version