Ajo është mësuar me bankete shtetërore dhe padyshim ka një ekip personal kuzhinierësh, kështu që nuk është çudi përse mbretëresha Elizabeta II, nuk është një frekuentuese e rregullt e restoranteve të Londrës.
Por ajo bën një përjashtim për të vetmin restorant ku ka ngrënë gjatë gjithë jetës, Bellamy-s që ndodhet në Mayfair.
Ky është restoranti i vetëm që mbretëresha 89-vjeçare, ka ngrënë ndonjëherë.
Ajo e vizitoi sërish restorantin mbrëmë në një darkë private me vajzën e saj Princesha Anne, 65 vjeç, dhe kushërirën e saj të parë, Princess Alexandra.