Juventusi ka nënshkruar me Gonzalo Higuainin dhe ky lajm i ka gëzuar shumë lojtarët e Juventusit.
Claudio Marchisio dhe Leonardo Bonucci i kishin uruar mirëseardhje El Pipitas me disa publikime në rrjetet sociale.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është vallëzimi i mbrojtësit francez Patrice Evra.
Ai festoi së bashku me dy djem të vegjël, me një vallëzim mjaftë interesant.
Me blerjet e fundit Zonja e Vjetër pretendon Ligën e Kampionëve, pasi në Serie tash e pesë vite ka treguar dominimin e saj. /Telegrafi/
Welcome to Juventus GONZALO HIGUAIN !!! hahahahahahahaha i love this game !!!
A video posted by Patrice Evra (@patrice.evra) on