Telegrafi

Ky është reagimi emocionues i adoleshentit që është bërë me zemër të re (Foto/Video)

Sipas ABC News, nëna e Trevor, Kimberly, kishte regjistruar momentin emocionues në nëntor të vitit të kaluar, pasi i biri i saj u zgjua dhe filloi të marrë frymën e parë me ndihmën e zemrës së tij të re, transmeton Telegrafi.

Më vonë ajo e shpërndau këtë video organizatës “Gift of Life Michigan”, që merret me koordinimin e organeve dhe indeve përmes transplantimit të donatorëve të vdekur.

“Jam shumë i lumtur… Ka kohë që e kam këtë moment… Tani mund të marrë frymë dhe të flasë… Ndihem shumë mirë… Në fakt kurrë më parë nuk jam ndjerë kaq mirë”, ka thënë Trevor derisa ishte i shtrirë dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit. /Telegrafi/