I burgosuri Naser Makolli ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe derisa autoritetet përkatëse janë duke bërë hetimin e rastit dhe verifikimin e vdekjes së tij me anë të autopsisë, mjekët thonë se ai vuante nga një pezmatim zorrësh.
Në raportin mjekësor të Naser Mekollit, thuhet se “ne mesdite, rreth orës 12 45, gjendja e te burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie te shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan”, shkruan Gazeta Express.
“Ndihma e pare ka vazhdar te i ipet edhe gjatë transportit dhe ne Emergjencën e QKMF ne Lipjan, ku edhe nuk është arritur qe pacienti te reanimohet dhe si rezultat eshët konstatuar vdekja e tij”.
Ky është njoftimi i plotë:
Te nderuar,
Ju informoj se sot rreth orës 1300 ne Emergjencën e QKMF ne Lipjan është konstatuar vdekja e te burgosurit Naser Makolli i lindur me datën 16.11.1971 Prishtinë.
I burgosuri ka qene duke u mbajtur ne QP ne Lipjan qe nga data 09.12.2016.
Gjate kësaj kohe ka qen nen trajtim te vazhdueshme mjekësor.
Me 27.03.2017 është dërguar ne ShSKUK ne Kliniken e Gastroenetrologjise ku është diagnostifikuar me Enterocolit (pezmatim i zorrëve).
Specialisti nuk e ka hospitalizuar, ka bere kontroll ambulatore, i ka përshkruar terapi, te cilën pacienti ka qen duke e marre dhe ka kërkuar qe te i behën analizat e fecesit, te cilat zakonisht behën për tri dite rrashtë e te cilat kane filluar te dërgohen ne IKSHPK qe nga data 28 dhe kane vazhduar me 29 dhe 30 mars. Zakonisht rezultatet nuk mund te prodhohen para se paku një jave, me të cilat është kërkuar qe te dërgohet et infektologu.
Sot i burgosuri ne mëngjes është kontrolluar nga mjeku dhe sipas tij, nuk ka pasur ndonjë çrregullim, te gjitha shenjat vitale kane qen ne norme.
Ne mesdite, rreth orës 12 45, gjendja e te burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie te shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan.
Ndihma e pare ka vazhdar te i ipet edhe gjatë transportit dhe ne Emergjencën e QKMF ne Lipjan, ku edhe nuk është arritur qe pacienti te reanimohet dhe si rezultat eshët konstatuar vdekja e tij.
Ne këto momente janë duke u bere procedurat e hetimit te rastit dhe verifikimit te vdekjes me ane te autopsisë.
Bashkëlidhur keni raportin e mjekut dhe dokumentin e kontrollit specilaistik.
Edhe ne nga ana jone do te bëjmë hetimin tone te brendshëm.
Me respekt!
Dr. Milazim H. Gjocaj, dr.sci.
Specialist i Ekologjisë Humane, Shëndetësi Publike
Drejtor i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve
Ministria e Shëndetësisë