Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar për shkrimet në disa portale për gjoja praninë e një grupi të armatosur në malet e Sharrit dhe të udhëhequr nga Lirim Japuki, i njohur me nofkën Nacisti.
MPB-ja bën të ditur pas kontakteve me palën kosovare, është vërtetuar se Lirim Jakupi – Nacisti ndodhet në burg shtëpiak në Kosovë.
”Në lidhje me informacionet të cilat ishin të publikuara ne ëeb-portale se gjoja personi Lirim Jakupi – Nacist sëbashku me 80 persona të armatosur gjenden në Malin Sharrë, Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se janë marrë të gjitha aktivitetet e duhura dhe se në bashkëpunim me institucionet kosovare është marrë informatë se personi Lirim Jakupi – Nacist gjendet në burg shtëpiak në Kosovë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Përndryshe, ditë më parë, edhe Telegrafi Maqedoni njoftoi se nuk ka grupe të armatosura në malet e Sharrit e as prani të forcave të shtuara të policisë speciale./Telegrafi/