Site icon Telegrafi

Kjo është gjendja e fundit e personit të plagosur mbrëmë në Shkup

Mjekët e spitalit për raste urgjente në Shkup luftojnë për të stabilizuar gjendjen shëndetësore të personit të plagosur D.T (45) nga lagjja Gjorçe Petrov në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mjekët nga kjo qendër urgjente thonë se personi në fjalë është plagosur me tre plumba në bark, gjoks dhe në dorën e djathtë.

Për portalin PlusInfo, mjekët thonë se ai lufton për të jetuar.

Nga MPB njoftojnë se aksidenti i tij dhe rrokullisja e veturës ka ndodhur pasi ai ka dashur të shkoj vetë në spital pasi është plagosur në një lagje tjetër të Shkupit.

Gjithashtu, nga MPB thonë se janë duke i kontrolluar inçizimet e kamerave të rrugëve, si pjesë e projektit ”Safe City”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Publikohet video nga incidenti i mbrëmshëm në Shkup (Video)
Lexo po ashtu Ky është personi që është plagosur mbrëmë në Shkup (Foto)
Lexo po ashtu Incident i armatosur në Shkup, plagoset një person (Foto)
Exit mobile version